×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Subvencionet e vonuara/ Ja kur do të bëhen pagesat për bizneset nga Komuna e Prishtinës

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Emrin e biznesit që drejton e gjen në listën e përfituesve që nga dhjetori i vitit të kaluar.

    Por pavarësisht kësaj, 1300 euroshin sa i takon nga pakoja 5 milionë euroshe që komuna e Prishtinës ndau për të ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia, Safet Sadriu nuk e ka marrë akoma.

    Arsyen thotë se nuk e di.

    “Sado që të jetë e vogël na e mirëpresim një ndihmesë, mirëpo kjo ka qenë qysh me thanë që aplikoni, bini këto dokumente, na i kemi plotësu, por pse nuk janë ekzekutu ne nuk e dimë arsyen”, u shpreh ai për Front Online.

    Safeti nuk është i vetmi.

    Janë edhe 4041 operatorë të tjerë ekonomikë kryeqytetas si ai që po i presin të hollat nga komuna.

    Ato, nënkryetari Muhedin Nushi, premton se do t`i marrin më së largu në javën e parë të majit.

    Vonesat thotë se ndodhën shkaku i mosbartjeve buxhetore nga Thesari i Shtetit.

    “Pagesa e tyre do të fillojë kah mesi i javës së ardhshme, ashtu siç kemi premtuar në javën e fundit të prillit, eventualisht java e parë e majit. Vetëm po e presim thesarin, në momentin kur thesari e përfundon bartjen e zërave buxhetor nga 2020 në 21, na informon dha menjëherë vazhdojmë me pagesa për bizneset e vogla dhe mikro”, u shpreh Nushi, numri 2 në Prishtinë për Front Online.

    Megjithatë një pjesë të vogël të sipërmarrësve aplikues, 900, pushteti lokal tashmë veçse i ka subvencionuar.

    “Në dhjetor të 2020-s janë paguar gjithsej 656 biznese në vlerë total prej 749 mijë e 200 eurove. Në muajin janar 2021 janë paguar 277 biznese në vlerë totale prej 322 mijë e 300 eurove”, deklaroi Nushi për Front Online.

    Prishtina është ndër të paktat komuna që u ka dalë në ndihmë bizneseve gjatë pandemisë.

     

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për...
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. me ç’rast kërkoi të zbatohen marrëveshjet...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci...
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.