×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Sali Çekajn: Siç jetoi, ashtu edhe ra, për lirinë e Atdheut

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sali Çekaj ishte luftëtar dhe atdhetar shumëdimensional.

    “Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht njëzetedy vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai tha se ashtu siç jetoi, edhe ra për lirinë e Atdheut për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare.

    “Salihu kaloi shumë sfida jetësore, me nder, dinjitet dhe me dijen e një intelektuali. Siç jetoi, ashtu edhe ra, për lirinë e Atdheut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare”, ka përfunduar Haradinaj.

    May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Kompania Management & Development Associates (MDA), e cila dikur ishte në pronësi të Luan Dalipit, shef i stafit të Kryeministrit në detyrë,...
    Kronika30 Korrik 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në...
    Lajme30 Korrik 2025
    Përfaqësuesi i policit të dëmtuar në rastin “Banjska”- Alban Rashiti, avokati Naim Rudari ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal ndaj katër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka bërë një postim në rrjete sociale ku përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët...
    Vip30 Korrik 2025
    Pas daljes nga Big Brother VIP, G Bani dhe Valbona po ndezin rrjetin. Dyshja janë parë në një xhiro bashkë, dhe videot...
    Lajme30 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar Hazir Hoxhën, i cili dyshohet se ka ngacmuar deputeten Fitore Pacolli përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike....
    Lajme30 Korrik 2025
    Pos Ambasadës së Britanisë, edhe ajo e Italisë ka reaguar mbi operacionin e kërkim-shpëtimit të kryer dje te liqeni i Ujmanit. Ambasada...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në Han të Elezit ka ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së...
    Sport30 Korrik 2025
    Liverpool vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkato pas shitjes së Luis Diaz te Bayern Munich. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, “The...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.