-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku përkujton heroin e Kosovës, Sali Çekaj

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 22 vjetorin e rënies, ka përkujtuar dhe nderuar veprën e Sali Çekajt.

    I pari i LDK-së tha se rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

    “Sot, kujtojmë Sali Çekaj, Heroin e Kosovës, në njëzet e dy vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, veprën e të cilit e ruajmë si trashëgimi politike e atdhetare për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Në kohën kur i nevojitej më së shumti vendit tonë, ai me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së në Koshare dhe kështu, u shndërrua në Heroin e pavdekshëm të Kosovës.

    Sali Çekaj intelektual i rrallë, jurist me profesion, dhe ushtarak i kalibrit të lartë, ishte detyruar nga regjimi okupues serb që të largohej nga Kosova, por aktivitetin e tij nuk e ndali asnjëherë. Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht çlirimin e Kosovës.

    Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë.

    Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Sali Çekaj!”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Pasi Kryesia e PDK-së nuk e rikandidoi edhe për një mandat për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka reaguar gruaja e këtij...
    Lajme28 Korrik 2025
    I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka rikujtuar sërish faktin se ishte pikërisht Jack Smith ai që...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka reaguar pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën pranë qytetit Riedlingen, në...
    Të tjera
    Lajme28 Korrik 2025
    Mërgimtarët që ia mësynë Kosovën këtë mëngjes, pikat kufitare të vendit nuk u gjetën të ngarkuara. Bazuar në të dhënat e Qendrës...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një ditë e zakonshme pune në një kantier ndërtimi përfundoi në tragjedi. Dy punëtorë humbën jetën pasi ranë nga një ndërtese në...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit, kanë vazhduar edhe gjatë natës. Ende nuk ka...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në Pogradec. Sipas policisë, në banesën ku po jetonte viktima, ka...
    Lajme28 Korrik 2025
    Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.