×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj kritikon qeverinë: Kurti dështoi të sigurojë vaksinat dhe po kërcënon mediat

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thotë se pa bërë një muaj të plotë në krye të Qeverisë, ka nisur projektin për shndërrimin e demokracinë e qytetarëve të Kosovës në autokraci të pushtetarëve.

    Në një postim në Facebook, Hoxhaj është shprehur se bilanci i tre javëve të pushtetit të Albin Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe shumë i rrezikshëm si qasje.

    “Mbyllja e patakt e qytetarëve dhe ekonomisë, dështimi i sigurimit të vaksinave, zhvendosja nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë, paraqitja e Kosovës si shtet i dështuar e kriminal në OKB dhe së fundmi, kërcënimi arbitrar e autoritar i mediave të pavarura dhe fjalës së lirë, shpërfaqën edhe një herë me radhë atë që ne kemi thënë gjithmonë se çfarë përfaqëson realisht Albin Kurti dhe mendësia e tij”, shkruan Hoxhaj.

    Sipas tij këta hapa të paramenduar drejt autokracisë së Kurtit mbi demokracinë e qytetarëve , janë të papranueshëm për PDK’në dhe për çdo qytetar që e do drejtësinë mbi pushtetin dhe demokracinë mbi arbitraritetin.

    “Ne do t’i rezistojmë kësaj tendence në çdo hap. Kurti do ta kuptojë se Kosova dhe demokracia jonë që duket e vogël për ambicien e pangopur të tij për pushtet, është e madhe, e dashur dhe e patjetërsueshme në zemrat e qytetarëve të saj”, përfundon ai.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.