×
  • Sport
  • Sport

    Sfidat e para çerekfinale të “play-off”-it në basketbollin e Kosovës

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Prishtinës. Peja u rendit në vendin e katërt në garat e rregullta, kurse  Prishtina në vendin e pestë, përcjell FrontOnline.

    Gjatë edicionit të rregullt në katër ballafaqime, tri fitore shënuan pejanët, kurse një prishtinasit.

    Takimi tjetër është mes  Yllit dhe Bashkimit. Therandasit hyn të motivuar pasi fituan Ligën Unike, ndërsa Bashkimi kërkon rezultate sa më pozitive në këtë edicion.

    Në garat e rregullta, Ylli përfundoi në vendin e tretë, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë. Këto skuadra u ballafaquan katër herë në Superligë dhe një herë për Kupë, ku katër fituan therandasit dhe një herë prizrenasit.

    Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

    SISTEMI PLAY OFF 2021

    Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6.

    Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG .

    Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë në fund të edicionit të rregullt do të luajë në play out me finalistin e Ligës se Parë në dy ndeshje dhe anëtar i ri i Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.

    Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore.

    Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

    Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje.

    Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.

    Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG.

    Orari
    E diel
    17:00 Peja – Prishtina
    20:00 Ylli – Bashkimi./FrontOnline

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.