×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria Civile i reagon Europa Nostra-s: Rishikojeni vendimin për Manastirin e Deçanit

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Organizatat e shoqërisë civile i kanë reaguar organizatës Europa Nostra për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në “7 Monumentet më të rrezikuara të Evropës”.

    “Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përfshirjen e Manastirt të Deçanit në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropës’ për vitin 2021 nga federata pan-evropiane e orgaizatave jo-qeveritare aktive në fushën e e trashëgimisë kulturore e njohur si EUROPA NOSTRA. Ne vlerësojmë se përfshirja e njërit prej monumenteve më të rëndësishme të Kosovës në këtë listë, vlerat e të cilit tashmë janë të njohura si vlera universale të përfshira nga UNESCO në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore, është pasqyrim i rrejshëm i realitetit në Kosovë me tendencë për ta paraqitur mjedisin tonë si të rrezikshëm për sigurinë dhe mirëqenien e Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagim.

    Tutje, organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Europa Nostra që të rishikojnë vendimin dhe të vizitojnë Kosovën për të parë faktet në terren.

    “Prandaj, ne, organizatat e shoqërisë civile kërkojmë që EuropaNostra ta rishikojë vendimin e vet duke u bazuar në të dhënat të cilat lehtësisht mund të faktohen në terren. Ne e ftojmë Europa Nostra për një vizitë në Kosovë për t’u takuar me të gjithë hisedaret dhe për t’i verifikuar të gjitha të dhënat konform kritereve të programit ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropes’ . Kjo do ta bënte punën e Europa Nostra kredibile dhe të besueshme për të gjithë. Derisa kjo të bëhet, ne, organizatat e shoqërisë civile mbetemi të shqetesuar dhe të brengosur për efektet negative të vendimit të Europa Nostra, i cili në vete paraqet potencial për ta minuar procesin për ndërtim të besimit të ndërsjellë në mes komunitetëve në Kosovë”, thuhet në reagim.

    https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10160840484148294

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.