×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten vdekjet, kritikohet procesi i imunizimit

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Kosova të enjten shënoi 17 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, kurse ekspertët shëndetësorë shprehin pakënaqësi lidhur me ritmin e imunizimit të popullatës. Ata madje thonë se me shpejtësinë aktuale të imunizimit, Kosovës do të duhen tri deri katër vjet që të imunizojë gjithë popullatën.

    Për 16 ditë nga fillimi i imunizimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë arritur të vaksinojnë vetëm 12,000 persona. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë, të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

    Ky imunizim po bëhet me vaksinën e AstraZenecas, ku Kosova, në fund të marsit pranoi 24,000 doza të kësaj vaksine. Aktualisht imunizimi është duke u bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në qendrat e mjekësisë familjare në disa komuna.

    “Në mënyrë që vaksinimi të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë është e nevojshme që një numër i madh i qytetarëve të vaksinohet brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Dhe kur them një numër i madh, mendoj në deri gjysmë milion njerëz të vaksinohen për më pak se tre muaj”, thotë infektologu Ilir Tolaj.

    Bardhi: Ky proces ka mundur të kryhet brenda disa ditëve

    Me procesin e ngadaltë të vaksinimit pajtohet edhe vetë koordinatori për vaksinim në sallën ‘1 Tetori’, Niman Bardhi.

    “Ne jemi deklaruar që kemi kapacitete. Vetëm në qendrën ‘1 Tetori’ nga 750 deri në 1,000 persona mund të vaksinohen në ditë, shto pastaj edhe qendrat tjera që kanë qenë të përfshira në këtë proces. Kjo punë ka mundur të kryhet për 4-5 ditë. Ne ishim në dispozicion nga ora 08:00 deri në ora 19:30. Por, nuk e di si rrodhi kjo që të mos ta kemi të përmbyllur më shpejtë këtë proces sesa që jemi në kohën aktuale”, thotë Bardhi.

    Ai shton se kapacitetet në sallën ‘1 Tetori’ mundësojnë vaksinimin brenda ditë të 2,000 personave.

    Ndërkaq, kritikat se vaksinimi po ecë ngadalë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk qëndrojnë.

    Në një përgjigje me shkrim, nga kjo ministri thonë se kapacitetet për imunizim janë te mjaftueshme dhe mund të shtohen. Por, sipas tyre, meqë në dispozicion për fillim janë vetëm 24,000 doza, administrimi ka shkuar më me kujdes.

    “Me që ka pak doza në dispozicion, u është dhënë grupeve prioritare mundësia që të vaksinohen, por nga dita e nesërme kur fillon vaksinimi i grupmoshë 75-79 vjeç, dozat do të administrohen që të gjitha dhe shumë shpejt”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

    Ata thonë se Kosova ka kapacitete edhe për vaksinim masiv, por fatkeqësisht deri tash nuk ka pasur shumë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

    Në anën tjetër, Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, tha se në ngecjen e këtij procesi ka ndikuar hezitimi i stafit mjekësor për t’u vaksinuar.

    “Procesi ka ecur në mënyrë siç është planifikuar, mirëpo nuk janë planifikuar se do të ketë kaq shumë hezitim nga stafi profesional për mos ta marrë vaksinën, që është një habi në vete dhe është një rrezik sepse ata dërgojnë një mesazh të gabuar te popullata, e cila nuk ka shumë informata për vaksinimin”, thotë Xhemajli.

    Hezitimi për vaksinim

    Ky hezitim i mjekëve për të mos e marrë vaksinën, thotë Xhemajli, është rrezik, pasi që nëse ata nuk janë të vaksinuar dhe të mbrojtur, ekziston rrezikun që stafi mjekësor të mos mund të punojë.

    Gjatë javës së parë të imunizimit, nga 15,000 punonjës shëndetësorë në sektorin publik dhe atë privat, janë vaksinuar pak më shumë se 3,000.

    Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

    Autoritetet kanë thënë se do të pranohen edhe 76.800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100.000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit, shkruan REL.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar për Front Online se një...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dje në Samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.