×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për tetë të arrestuarit në aksionin e sotëm në Ferizaj

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Ferizaj ku u arrestuan 8 persona.

    Sipas policisë  ata po dyshohen për “Marrje e Ryshfetit”, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia e Kosovës arreston tetë (8) persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia po ashtu ka dhënë detaje nga çfarë është konfiskuar në vendin e ngjarjes.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 15 prill 2021

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Njësia e Hetimeve të Krimeve

    Ekonomike dhe Korrupsionit në Rajonin e Ferizajt, me datë 15.04.2021, pas hetimeve disa mujore, si rezultat i sigurimit të

    provave materiale dhe dëshmive relevante, ka filluar implementimin e Planit Operativ "Mbrojtja e Pyjeve 2021".

    Në fazën e parë, urdhërkontrolli është realizuar në tetë (8) lokacione të ndryshme, tek personat zyrtarë të Drejtorisë së

    Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Mbi dyshimin e bazuar se të dyshuarit e përfshirë, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar si teknikë të pylltarisë dhe roje pylli, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë pranuar ryshfet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga disa qytetarë të cilët janë dëmtues recidivistë të pyllit, e me këtë dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

    “Marrje e Ryshfetit”, si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, në lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë në vijim:

    1. Armë gjuetie –gjashtë (6) copë;
    2. Armë zjarri (revole) –dy (2) copë;
    3. Karikatorë të revoles –gjashtë (6) copë;
    4. Karikatorë të AK-47 – dy (2 copë;
    5. Fishekë cal. 9mm –njëzetë (20) copë;
    6. Fishekë 7.65 –tridhjetë (30) copë;
    7. Fishekë cal.12 mm –katër (4) copë;
    8. Telefona mobilë –trembëdhjetë (13) copë;
    9. Çekan për damkosje –një (1) copë dhe
    10. Materiale të tjera si: fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë etj.

    Pas realizimit të intervistimeve me personat e dyshuar, në prezencë të avokateve mbrojtës, nga prokuroria kompetente, tetë (8) të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në afat prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të krimit dhe korrupsionit, përderisa veprime rigoroze ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave të përfshirë, pavarësisht rolit dhe funksionit që kryejnë.”/Front Online/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda ka folur në Rubikon në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.