×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta heqë Vetëvendosja homologimin e automjeteve? Flet deputeti Armend Muja

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete në Republikën e Kosovës, shpesh herë ka nxitur debat në Kuvendin e Kosovës.

    Homologimi i automjeteve të reja i cili është bërë që disa vjet në Kosovë, është parë nga Lëvizja Vetëvendosje si zhvatje ndajë qytetarëve.

    I zëshëm ishte atëherë deputeti, tani ministër i Financave dhe Transferove, Hekuran Murati i cili kishte deklaruar se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

    Ai e kishte iniciuar ndryshimin e këtij ligji i cili kishte dështuar në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ishin votat e mjaftueshme për të kaluar këtë ligj.

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Armend Muja për Front Online ka thënë se ndryshimi i këtij ligji do të jetë ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature.

    “Unë nuk du me dhanë afat të saktë, çka mund të them është se një nga prioritetet kryesore të para legjislative janë pikërisht këto që lidhen me defekte esenciale të tregut këto do të trajtohen të parat, sikur çdo instrument tjetër ligjor i cili e pengon mbarëvajtjen e tregut”, ka thënë Muja për Front Online.

    Muja më tutje është shprehur se si komision do t’i skanojnë të gjitha ligjet dhe se monopolet nuk do të lejohen.

    “Si parim ne jemi në fazën e konstituimit. Si parim do të fillon skanimi i të gjitha ligjeve të pjesa e monopoleve pasi liria ekonomike është esenciale në Kosovë, monopolet nuk do të lejohen, e dyta do të punohet edhe të komisionet tjera parlamentare, do të sigurohen kapacitetet për  monitorim të vazhdueshëm, ku monopolet dhe abuzimet tjera  në kuadër të tregut nuk do të lejohen”, është shprehur Muja.

    Lëvizja Vetëvendosje tani i ka 59 deputet kurse si Qeveri u votua me 67 vota, dhe me këta numra mund të ndryshoj dhe plotësoj ligje me një shumicë të thjeshtë, në procedurë të rregullt./Front Online/

     

    Qeveria “Kurti” së shpejti nisë emërimin e bordeve të reja në Ndërmarrjet Publike

     

     

     

     

     

     

     

     

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.