×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu jep detaje për arrestimin e 12 personave, në mesin e tyre 8 zyrtarë komunalë

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje për arrestimin e 12 personave, për të cilët njoftoi sot Prokuroria Themelore e Ferizajt, raporton Front Online.

    Aliu tha se ky është aksioni më serioz për ruajtjen e pyjeve dhe maleve të Komunës së Ferizajt.

    “Në koordinim të Komunës së Ferizajt dhe insitucionet e rendit janë arrestuar 12 persona, prej tyre 8 janë zyrtarë të Komunës së Ferizajt, 5 janë rojtarë dhe 3 janë teknikë të pylltarisë. Kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi të pakompromis dhe lufta do të jetë e pakompromis ndaj cilitdo zyrtar, ndaj pasurisë së shtetit”, tha Aliu në konferencë, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftou sot se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

    “Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

    Ndersa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër (4) qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj”, është thënë në njoftimin e tyre.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda ka folur në Rubikon në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.