×
  • Lajme
  • Lajme

    Promovohen strajcat e ripërdorshme, u punuan nga personat me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar “Handikos” dhe “The Ballkan Forum” në kuadër të fushatës “Thuaju jo qeseve të plastikes”, raporton Front Online.

    Kryeministri Kurti tha se synojnë që të eliminojnë qeset dhe plastikën.

    Ai tha se iniciativa është shumë e mirë dhe premtoi se shpejt do të krijohet një grup punues që marrin pjese shoqëria civile dhe bizneset që ta bëhet një paketë për mbrojtjen e ambientit, por edhe situatën në të cilën ndodhet Kosova sot.

    “Jam I bindur që Kosova, shteti ynë si shtëpia e popullit tonë duhet ta ketë një dysheme të fortë sociale, pra edhe duhet të kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër, më të dobët, të sëmurë apo me nevoja të veçanta, por edhe burimet natyrore janë të  fundme dhe ato janë mjedis jetësorë. Prandaj kjo iniciativë është shumë e mirë dhe kemi nevojë për përgjegjësi institucionale dhe duhet ta krijojmë një grup punues që marrin pjese shoqëria civile dhe bizneset që ta bëjmë një paketë për mbrojtjen e ambientit, por edhe situatën në të cilën ndodhet Kosova sot. Duhet ta synojmë eleminimin e plastikës dhe të qeseve mbase marketet e mëdha e bëjnë më shpejtë se sa shitësit e vegjël, por kur e kemi vullnetin do të mund ta fillojmë një program të tillë”, u shpreh ai.

    Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi tha se Kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave.

    Ai ka sqaruar se në të njëjtën kohë po promovohet puna e 10 personave me nevoja të veçanta.

    “Ne sot po fillojmë me eliminimin e qeseve apo plastikës me qëllimin kryesor vetëdijesimin e popullatës dhe qytetarëve në Kosovë dhe në mborjtje të mabientit por edhe ndikimin financiar te të gjithë qytetarët gjithsesi edhe te mbështetja e personave me aftësi të kufizuar, pasi që vet i kanë punuar”, tha ai.

     

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/474950580506573

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.