×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjilan shënohet 22 vjetori i Betejës së Zhegocit

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë shënuar sot 22 vjetorin e Betejës së Zhegocit.

    Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë që të punojnë më shumë dhe ta bëjnë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik.

    “Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë Kurteshi-Emini.

    Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se Beteja e Zhegocit radhitet si njëra nga Betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.

    Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, nuk kanë mundur të organizojnë akademi përkujtimore.

    Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, si dhe 18 civilë. Ndërsa, në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.