×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvarritja e ristrukturimit të Ministrisë së Brendshme dëmton buxhetin e shtetit

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Shumë shërbyes civilë që kanë punuar në Ministrinë e Administratës Publike nuk e dinë saktë se çka do të punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, një vit që nga vendimi për bashkim të këtyre ministrive. Procesi i fuzionimit vlerësohet nga shoqëria civile se është stërzgjatur për shkak të mungesës së vullnetit politik, teksa pasojë e tij, si thuhet prej tyre, është dëmtimi i buxhetit të shtetit.

    Bashkimi i Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme, i nisur një vit më parë, ende nuk ka përfunduar. Ecuria e këtij projekti vlerësohet e ngadaltë pasi vetëm në fund të janarit MPB-ja e ka miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

    Për shpalljen e konkurseve Ministria i ka thënë KOHËS se duhet të pritet përfundimi i punës së Komisionit të ristrukturimit.

    “Pas miratimit të kësaj Rregulloreje është themeluar Komisioni i Ristrukturimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku ky Komision është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me nenin 54 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, Rregullores për Transferimin e Nëpunësve Civilë dhe Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Andaj derisa të kryhet procesi i ristrukturimit nuk do të ketë shpallje të konkurseve”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë.

    Sindikata që përfaqëson punëtorët e administratës publike vlerëson se vonesat e dëmtojnë punën e shërbyesve civilë. Kryetari i Sindikatës së Administratës, Ali Gashi, thotë se vonesat s’mund të arsyetohen me ndërrimin e shpeshtë të qeverive. “Pamundësia që të kryhet procesi, të bëhet transicioni sa më i shpejtë dhe sa më profesional, ka ndikuar edhe te shërbyesit civilë dhe komplet te ne si shoqëri, pasi që shumë punë edhe kanë mbetur pezull, duke llogaritur se shumë departamente, shumë shërbyes ende nuk e dinë se ku e kanë pozicionin e tyre”, ka thënë Gashi.

    Zvarritja ndërkaq, sipas shoqërisë civile, është pasojë e mungesës së vullnetit politik për ta përfunduar ristrukturimin.

    Erblin Hoxha nga lëvizja “FOL” thotë se zvarritja dëmton edhe buxhetin e shtetit, pasi zyrtarët e pasistemuar paguhen me paga të plota.

    “Ministria nuk mund të marrë njerëz të rinj për arsye se ka një tepricë, pra janë tre sekretarë të ndryshëm, drejtorë departamentesh, të cilët presin që të sistemohen në nivele të njëjta të nëpunësve civilë, e që pozita nuk ekziston momentalisht. Racionalizimi i kësaj edhe pse në parim do të duhej të ishte i mirë në praktikë, e kemi parë që mungesa e vullnetit politik dhe koordinimit të duhur e ka lënë këtë problem edhe më shumë se një vit e gjysmë ende ekzistues”, thekson Hoxha.

    Fuzionimi, sipas tij, ka rrezik të shfrytëzohet nga Qeveria e re për degradimin apo largimin e zyrtarëve nga pozita të caktuara. Kjo, thotë Hoxha, do të shkaktonte probleme të mëdha financiare dhe do të cenonte besueshmërinë në administratën publike.

    “Ky është një rrezik jashtëzakonisht i madh dhe Qeveria aktuale duhet të ketë jashtëzakonisht kujdes dhe mos ta ketë qasjen e njëjtë, sepse nëse e shikojmë pak më praktikisht, qeveritë e kaluara apo së paku akuza e Qeverisë aktuale kundrejt qeverive paraprake ka qenë një punësim i madh partiak në këto institucione”, ka tërhequr vërejtjen Hoxha.

    Ministria nuk ka treguar numrin e zyrtarëve që punojnë si ushtrues detyre. Por Agim Veliu, sa ishte ministër, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Administratën Publike kishte bërë të ditur se disa pozita funksionojnë në mënyrë të tillë, duke përfshirë tre sekretarë të përhershëm.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në disa lokacione në qendrën korrektuese në Dubravë janë gjetur dhe konfiskuar 19.3...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama tha...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë për “Front Online” se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Autoritetet franceze dhe italiane se kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar mashtrimi që tregtonte shishe vere të një cilësie të dobët si verëra...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një postim i Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku krahason shushunjat me opozitën ka hapur rrugë për kritikë për qytetarët drejtuar me...
    Sport16 Tetor 2024
    Shtypi suedez pretendon se sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, po hetohet nga policia për një përdhunim të dyshuar javën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.