×
  • Lajme
  • Lajme

    Sallahu: Ai që ka vjedhur paratë e shtetit, duhet t’i kthejë

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur për koncept dokumentin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

    Ai ka thënë se edhe direktivat e Bashkimit Evropian janë përfshirë në këtë koncept dokument dhe se gjithçka është në rregull në aspektin ndërkombëtar.

    Sallahu duke komentuar deklaratën e ish deputetes Shqipe Pantina se këtë ligj qeveria do ta përdor si kërbaç ndaj kundërshtarëve politikë, ka thënë se Pantina është dashur ta lexojë fillimisht koncept dokumentin pastaj të shkruaj për të.

    “Agjencia për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të jetë plotësisht e pavarur”, ka thënë Sallahu, në RTK.

    Sipas tij, hartimi i Ligjit do të bëhet në konsulltim me të gjitha palët e interesuara dhe me ekspertë ndërkombëtarë.

    “Do t’i ftojmë edhe ekspertët e Bashkimit Evropian”, ka shtuar zv/ministri i Drejtësisë.

    “Ligji nuk do të hartohet dhe nuk do të jetë shkelë e shko dhe nuk do të jetë ligj për hakmarrje ndaj askujt. Do të jetë ligj që taksat e qytetarëve të kthehen në vend. Ligji duhet të prodhojë drejtësi. Nuk do të hakmerremi ndaj njerit të gjallë”, ka theksuar me pas Sallahu.

    Zv/ministri ka theksuar se Ligji e përcakton që ai që i ka vjedhur paratë e shtetit do t’i kthej ato brenda një viti.

    “Jemi në fushën civile dhe atë që bën Agjencia ka të bëjë se e dërgon lëndë shumë më shpejt në Gjykatë. E sheh që të hyrat e ligjshme dhe pasuria e bërë ka diskrepancë. Agjencia konstaton se pasuaria e krijuar është në kundërshtim me të hyrat. Dhe në bazë të këtyre argumenteve e bënë kërkesën në Gjykatë”, ka thënë Sallahu.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi sot do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë një postim rreth kësaj dite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do...
    Lajme10 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në njoftimin e këtij instituti...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se mund t’i kërkojnë një gjyqtari që të detyrojë kompanisë mëmë të firmës Google, ‘Alphabet’ që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.