×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Mund të ketë marrëveshje politike mes Osmanit dhe Abdixhikut

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate e cila nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka mbetur jashtë Kuvendit, ka folur për mënyrën e zgjedhjes së Vjosa Osmanit, president e Republikës së Kosovës.

    Limaj ka vlerësuar se edhe Vetëvendosje e zgjodhi presidentin me mënyrat të cilat kjo parti i ka sharë e kundërshtuar në zgjedhjen e presidentëve të mëhershëm.

    Ai në Kanal10, ka thënë se edhe NISMA po të ishte në Kuvend nuk do ta votonte Presidentin pa një marrëveshje politike.

    Për këtë ia ka shfaqur dyshimin se mund të ketë marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe Vjosa Osmanit.

    “Ka ndodhur siç ka ndodhur çdo herë në Kosovë. Në kohën kur janë zgjedhur presidentët tjerë, këta kanë kritikuar. Ka ndodhur sikur me zgjedhjen e presidentëve të tjerë. Nuk po flas për pazare. Kjo është edhe më keq. Ndryshe është të bisedosh me një parti politike ndryshe me një person. Më normale se të kërkosh ndihëm e një partie. Në momentin kur largohesh nga institucione dhe drejtohesh te një individ atëherë kemi të bëjmë me pazare. Mund të ketë marrëveshje ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Abdixhikut por ne nuk e dimë. Krejt ajo që ka ndodhur është ajo që ka ndodhur gjithmonë. Krejt skenat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe këta i kanë sharë ka ndodhur edhe këtë herë”, tha Limaj./Front Online/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.