Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë.
Përmes një komunikate për media Qeveria ka njoftuar se Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie.
Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës./Front Online/