Matthias Morla, avokati i Diego Armando Maradonës, zbulpi se sa para shpenzoi legjenda e futbollit nga viti 2014 deri në vdekjen e tij.
Besoni apo jo, argjentinasi i famshëm shpenzoi 4.7 milionë euro për gjashtë vjet, shkruan FrontOnline.
Dhe shumica e këtyre mjeteve shkuan te të afërmit e tij.
Avokati i Maradonës ka të gjitha faturat e shpenzimeve të Maradonës gjatë kësaj periudhe.
Udhëtime luksoze, dhurata, bizhuteri dhe telefona janë diçka që Maradona ka shpenzuar.
Gjithashtu, avokati zbuloi se cilës nga të dashurat e tij, Maradona i kushtoi më shumë kujdes.
Ndaj Rosio Olivas, 30 vjet më e re se ai, Maradona shpenzoi deri në 1,4 milion dollarë.
Ndërkaq, për Veronuica Ojedan shpenzoi 910 mijë dollarë dhe për gruan e parë, Claduia Villafane rreth 900 mijë sosh./FrontOnline/