×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: I tradhtuam votuesit kur LDK-ja i dha votë Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se partia e tij ka gabuar që i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente. Gjithashtu Selmanaj tha se LDK i tradhtoi votuesit e vet.

    Selmanaj filloi duke thënë se në takimin e parë brenda partisë për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje ka treguar që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin. Tutje, Selmanaj ka rreshtuar arsyet e tij.

    “Në takimin e parë që kemi pasur unë kam treguar se nuk do ta votoj”.

    “Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj, në T7.

    Gjithashtu Selmanaj tha se me veprimin e tij ku nuk e votoi Osmanin për presidente e ka mbrojtur votën e tyre. Sipas tij, LDK e tradhtoi vullnetin e votuesve.

    “Pra, këta që na kanë votuar neve kanë besuar se zgjedhja e Osmanit karshi LDK’së është e papranueshme. Ata nuk na kanë votuar për të bërë transferim. Unë besoj që ne e kemi mbrojtur votën e tyre”, ka thënë Selmanaj.

    “I tradhtuam votuesit tanë”, shtoi Selmanaj./Front Online

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Kurti tha se organet e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se Kosova promovon tregtinë e lirë dhe sipas tij, ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e BE’së ndaj Kosovës janë bërë absurde. Ai ka thënë se presin që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka informacione rreth bisedave të publikuara ndërmjet Milan Radojiçiq dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Uragani Milton mund të dobësohet në një stuhi të kategorisë së tretë, pasi zbret në tokë të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit...
    Opinione09 Tetor 2024
    Burimi: The Financial Times, Gideon Rachman. A mund të afrohet fundi i Republikës Islamike të Iranit? I papëlqyer në vend, nën sulmet...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka arritur në Kroaci për t’u takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviq. Në...
    Vip09 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.