×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ARKEP merr vendim për numrat e Z Mobile pas shkëputjes së kontratës me Telekom’in

    FrontOnline
    25 Shtator 2019

    Bordi i ARKEP-it ka marrë vendim për numrat e operatorit Z Mobile, pas shkëputjes së kontratës me Telekomin.

    Në këtë formë, është marrë vendim që numeracioni i cili është në përdorim të Z Mobile, pas periudhës tranzitore të kalojë në përdorim të Telekomit të Kosovës.

    Bordi Drejtues i ARKEP në mbledhjen e me mbajtur me datë 25 Shtator 2019, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”, i cili raport ka qenë i bazuar në marrëveshje komerciale, duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, si dhe pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (Body of Eruopean Regulators for Electronic Communications – BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit, ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, ti kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Shfrytëzojmë rastin ti bëjmë me dije shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.

    ARKEP thekson se në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.