×
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së përfunduan pjesëmarrjen në takimet pranverore virtuale të FMN-së dhe BB-së

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që edhe këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19 u organizuan nga distanca.

    Në takimet pranverore, të cilat u zhvilluan nga data 5 deri më 12 prill 2021, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takim me Drejtorin e Departamentit për Evropë të FMN-së, Alfred Kammer, me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe lidhur me planet dhe pritjet për vitin 2021.

    Për këto zhvillime, u diskutua edhe në takimin me ekipin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me gjendjen në sistemin financiar të vendit.

    Përfaqësuesit e BQK-së zhvilluan takim edhe përfaqësues të FMN-së, përkatësisht me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, ku u diskutua lidhur me procesin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga asistencat e mëhershme teknike të FMN-së. Në këtë takim u shpreh edhe interesi për përkrahje në të ardhmen, për fushat me rendësi për BQK-në.

    Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimin e pandemisë, promovimin e rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

    Guvernatori Mehmeti mori pjesë në takimet e ndara të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Konstituencës së Bankës Botërore, pjesë e të cilave është edhe Republika e Kosovës, si dhe në takimin e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me temën perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropën.

    Gjithashtu, të hënën Guvernatori Mehmeti do të mbajë takim virtual me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, me të cilën do të diskutohet për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe për reformat dhe projektet e ardhshme.

    Takimet pranverore të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, bashkojnë bankierët e bankave qendrore, ministrat e financave, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe akademikëve për të diskutuar çështjet e financave të fokusuara në ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe ato të sistemit financiar botëror.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.