×
  • Sport
  • Sport

    Ish-gjyqtari i njohur komenton nivelin e referimit në Kosovë: Gjyqtarët që gabojnë le të shkojnë një kategori më poshtë, jemi larg sistemit VAR

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Niveli i referimit në futbollin e Kosovë – në të gjitha rangjet – ka qenë i kritikuar në masë të madhe në vitet e fundit, duke e përfshirë edhe këtë edicion, raporton FrontOnline.

    Nuk kalon një xhiro e vetme ku ndonjë klub i Kosovës nuk ankohet për referim, duke lansuar akuza nga më të ndryshmet ndaj gjyqtarëve përkatës.

    Madje, në vitet e kalara, ka pasur akuza edhe të llojit se ndeshjet kruciale janë vendosur “me gjyqtarë”, por që këto gjëra mbeten vetëm spekulime pa u vërtetuar e kundërta nga organet kompetente.

    Për ta komentuar nivelin e referimit, FrontOnline ka kontaktuar me ish-futbollistin dhe ish-gjyqtarin, Mustafë Domi.

    Domi që ishte gjyqtar i futbollit nga viti 1997 deri në vitin 2008, fillimisht ka thënë se referimi i sotëm është më i mirë se që ka qenë më herët, me disa përjashtime të vogla.

    “Marrë në përgjithësi, referimi është më i mirë se që ka qenë. Por, tash ka individ të caktuar që gabojnë. Gabimet janë eventuale. Unë kështu e shoh, më mirë se në vitet e kaluara”, ka deklaruar Mustafë Domi.

    Ish-gjyqtari nga Gjakova e ka komentuar edhe mundësinë e ardhjes së sistemit VAR në futbollin tonë, gjë për të cilën shprehet pesimistë.

    “Ne jemi larg sistemit VAR. Në stadiumet tona nuk e kemi teknologjinë e përsosur që ta kemi VAR-in. Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” nuk i plotëson kushtet, kështu kam dëgjuar unë, e lëre më të tjerët”, tregoi ai.

    Duke folur për nivelin e referimit në futbollin e Kosovës, Domi e ka dhënë një deklaratë interesante.

    “Ne jemi dëshmitarë dhe e dimë për secilin individ dhe ata të cilët janë të akuzuar, duhet shikuar biografinë e tyre dhe se si e morëm stemën e FIFA-së. Janë kritere që duhet t’i kenë gjyqtarët. Cilat ndeshje i kanë drejtuar dhe se si e kanë marrë stemën”, theksoi Domi, duke vazhduar:

    “Janë shumë gjëra që duhet përmirësuar, këtu e lë gjykimin dhe pas dy javësh e nis me vëzhgim. Ka njerëz të afërt”.

    Për fund, Domi thotë se gjyqtarët që gabojnë duhet të “ulen” në detyrë, duke i vendosur në kategori më të ulta.

    “Gjyqtari i parë nëse gabon, ai vlerësohet me normë – negative pra. Unë mendoj që gjyqtarë cilësor ka, por atyre duhet t’u jepet rasti. Por, janë edhe ata që gabojnë vazhdimisht dhe duhet të shkojnë në një kategori më poshtë. Unë kam qenë i gatshëm ta jap kontributin tim në këtë drejtim, por nuk jemi marrë parasysh nga FFK-ja”, përfundoi të martën për FrontOnline Mustafë Domi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport11 Nëntor 2024
    Baton Zabërgja është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave. Anësori...
    Sport11 Nëntor 2024
    Anis Mehmeti duket se nuk e ka pritur mirë faktin që nuk është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi po shkëlqen me Bristol...
    Sport11 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Nëntor 2024
    Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, për të...
    Lajme11 Nëntor 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është mbushur sonte me poster, ku në ta shihen Presidenti i sapo zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Richard...
    Vip11 Nëntor 2024
    Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme (e hënë) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e bënë...
    Sport11 Nëntor 2024
    Baton Zabërgja është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave. Anësori...
    Vip11 Nëntor 2024
    Vëllai i Madh vendosi që të përjashtojë Rezartin dhe Besfortin për shkak të thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë. E në lidhje me...
    Vip11 Nëntor 2024
    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi ani pse është larguar nga shtëpia më e madhe, ai nuk i kurseu imitimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.