Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi që pati sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka përgëzuar atë për rolin e tij në formimin e institucioneve, shkruan Front Online.
Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka theksuar se Presidenca do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike.
“Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/298572384960641