×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Ahmeti: Varianti britanik i COVID-19 po rrezikon më shumë të rinjtë dhe shtatzënat

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Mjeku infektolog nga Kosova, Salih Ahmeti ka thënë se gjatë muajit të fundit në Kosovë situata nga COVID-19 është paraqitur e rëndë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve tek moshat më të reja 40-60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.

    Sipas mjekut, një nga shkaqet e shtimit të infektimeve është për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend, i cili rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe shkakton komplikacione të rënda deri në vdekje edhe tek moshat e reja.

    “Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapshëm, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit. Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grave shtatzëna”, shpjegoi mjeku”, ka thënë ai për Euronews Albania

    Teksa i cilësoi masat kufizuese të marra së fundmi në Kosovë si të domosdoshme, mjeku tha se udhëtimi masiv i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë fundjavës e rrit rrezikun për përhapje të virusit.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti. Ai në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Besim Kamberaj është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Zëvendësministri i MZHR-së, Elldin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Situata nga helmimi në Dibër po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së mbrëmshme deri tani në urgjencën e spitalit rajonal janë paraqitur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Sport09 Tetor 2024
    Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit. Gjermani është lidhur me një sërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.