Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në Podujevë i takoi kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës me rezultat 2:4.
Me këtë fitore, Drita ngritet në vendin e parë me 61 pikë, kurse Llapi mbetet në vendin e shtatë me 33 sosh.
Ndërkaq, ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës në “Bajram Aliu” e fituan kryeqytetasit.
Goli i Leotrim Kryeziut në minutën e 73-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Zekirija Ramadanit.
Me fitoren e sotme, Prishtina mbetet në vendin e parë me 57 pikë, kurse Drenica në vendin e tetë me 30 sosh. /FrontOnline/