Gjatë patrullimit në fshatin Vraveco të Leposaviqit, njësitë policore kanë vërejtur disa kamion të cilët përmes rrugëve ilegale kanë tentuar që të kalojnë kufirin.
Me këtë rast policia kufitare pas ndalimit të tyre në kontroll e sipër kanë vërejtur dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej 18.400 kg domate dhe rreth 710kg speca, transmeton lajmi.net.
“Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje.