Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip, të enjten.
“Për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II”.
“Në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Philipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore”.
“Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë. Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj./Front Online
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2588641351260263