Në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti.
Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në qeverinë Kurti i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.
Bashkë me të në veturë është edhe kandidati për deputet i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi si dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë.
E përveç Aliut, fundjavën në Shqipëri po e kalon edhe deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Ai po qëndron në Tiranë, teksa nuk e ka pasur problem as të postojë fotografi me zyrtarin e VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimin.
Masat e vëna nga qeveria e Albin Kurtit do të rishikohen të dielën e javës së ardhshme./Front Online