Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të vdekjes dhe 571 persona kanë rezultuar pozitivë .
Prishtina është komuna me më së shumti raste ku kanë rezultuar 195 raste pozitive brenda 24 orëve. Pas kryeqytetit është Ferizaj 60 raste, Gjilani 51 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.