×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare

    22 vjetori i Betejës së Koshares i bëri bashkë tre krerët institucionalë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. Të tre vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e vendit dhe thanë që themelet e shtetësisë burojnë edhe në këtë vend.

    E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se është borxh i institucioneve që sakrificën sublime të dëshmorëve ta shndërrojnë në forcim të shtetit.

    Osmani: Ata që ranë në Betejën e Koshares ndërtuan bazamentin e shtetit

    “Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, prandaj edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht. Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”, tha ajo.

    Luftën e ashpër në këtë betejë e përkujtoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se shembja e kufirit tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një.

    Konjufca: Beteja e Koshares njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së

    “Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një”, tha ai.

    Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi e historisë së Kosovës.

    Kurti: 9 prilli i Koshares dëshmi e historisë së Kosovës

    “Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo edhe 9 vite para këtij e kemi 9 prillin e Koshares që është përplot gjak të derdhur të dëshmorëve që janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe krenare, por edhe çmimit të madh që e kemi paguar për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë e vendit tonë dhe përparimin e të gjithëve. Dëshmorët nuk kanë nevojë për neve, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësi institucionale për fëmijët”, tha ai.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në disa lokacione në qendrën korrektuese në Dubravë janë gjetur dhe konfiskuar 19.3...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama tha...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë për “Front Online” se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Autoritetet franceze dhe italiane se kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar mashtrimi që tregtonte shishe vere të një cilësie të dobët si verëra...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një postim i Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku krahason shushunjat me opozitën ka hapur rrugë për kritikë për qytetarët drejtuar me...
    Sport16 Tetor 2024
    Shtypi suedez pretendon se sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, po hetohet nga policia për një përdhunim të dyshuar javën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.