×
  • Lajme
  • Lajme

    Salijeviq: Ka shenja shprese për një jetë më të mirë për romët në Kosovë

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Nëse bëhet një analizë krahasuar me vitet e mëparshme, ka një përmirësim dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë, megjithatë, “lufta” është ende përpara, kështu thotë Gazmend Salijeviq, zëvendësministri i sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim i cili është edhe përfaqësues i Iniciativës Rome.

    Në intervistën e tij të parë pas marrjes së detyrës, Salijeviq tha në Ditën Botërore të Romëve se anëtarët e komunitetit të tij në të gjithë Evropën, Ballkanin dhe Kosovën vazhduan të luftonin për qëllimet e vendosura gjysmë shekulli më parë në një kongres të përgjithshëm të mbajtur më 1971, për përmirësimin e pozitës së romëve në shoqëri në të gjithë botën.

    Ai thekson se jeta e romëve në Kosovë është përmirësuar në segmentin e arsimit, por se ende duhet të punohet shumë për të përmirësuar cilësinë e jetesës së këtij komuniteti.

    Salijeviq: Fëmijët tanë e lënë shkollën herët për shkak të problemeve socio-ekonomike

    “Brenda komunitetit rom, ka një progres që kemi një numër më të madh studentësh si në universitetet shtetërore ashtu edhe në ato private, që është një hap pozitiv. Ne ende kemi problem me fëmijët që lënë shkollën herët për shkak të problemeve socio-ekonomike, duke mos e përfunduar arsimin e mesëm ose arsimin fillor. Ky problem ende është prezent, mirëpo kur e analizojmë këtë, dhe e vendosim në peshore, lirisht mund të themi se është një ndryshim pozitiv në sferën e arsimit “, tha Salijeviq.

    Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim thotë se ajo që nuk ka ndryshuar gjatë gjithë këtyre viteve janë problemet e infrastrukturës në vendbanimet rome, të cilat janë kryesisht në zona rurale, ku iu mungon uji, kanalizimi dhe infrastruktura tjetër mbështetëse.

    Salijeviq shton se është e pashmangshme që romët të bëhen pjesëmarrës në jetën politike në Kosovë.

    Salijeviq: Është e rëndësishme që romët të marrin pjesë në vendimmarrje

    “Përveç luftës për një jetë më të mirë për ju dhe bashkëkombësit tuaj, në një moment të caktuar ju e kuptoni se jeta politike ose ku bëhen politikat, është e rëndësishme të merrni pjesë në vendimmarrje. Dhe kështu, dita ditës, romët në Kosovë, rajon dhe në Evropë po përpiqen që të përfshihen dhe të luftojnë për një standard më të mirë të romëve përmes programeve dhe projekteve të ndryshme politike. Sot, ju madje keni përfaqësues të romëve në Parlamentin Evropian”, tha ai.

    Salijeviq premton të punojë dhe të avokojë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin.

    Salijeviq: Unë kam një obligim moral të jem më i zëshëm për problemet e romëve

    “Është detyrë e të gjithë neve, veçanërisht e njerëzve si unë që vijnë nga komuniteti rom, që të punojmë dhe të përpiqemi për kushte më të mira për të gjithë njerëzit. Unë e kam obligim moral të përpiqem pak më shumë dhe të jem pak më i zëshëm atje ku duhet të jem, për të folur për problemet, në mënyrë që brezat që do të vijnë të jetojnë në kushte më të mira se ato në të cilat jetojmë ne sot”, tha Salijeviq.

    Ai beson se në partneritet me institucionet qendrore, ndërsa mesazhi i tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve është që të ruhet shëndeti i tyre dhe i familjeve të tyre gjatë pandemisë COVID-19.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku edhe po...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, atë të Horgoshit, autoritetet serbe thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren,...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputetët e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu-Kodra, Agon Batusha dhe Fjolla Ujkani, kanë marrë pjesë në takime me përfaqësues e zyrtarë të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur propagandë ‘zhurmën’ e opozitës se nuk ka pasur rritje të pagave në Qeverinë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip (33 vjeç) ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli pasi ishte shumë afër transferimit në disa klube...
    Lajme12 Tetor 2024
    Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz),...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.