Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se vendimi i kësaj partie për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Ne si subjekt politik kemi tejkaluar shumë herë vetveten. Edhe kësaj here ne kemi diskutuar dhe debatuar pasi jemi partia e vetme që kemi lidership e nuk drejtohemi nga një person i vetëm”, deklaroi Gaxherri në “Debat Plus”.
Gaxherri thotë se LDK ishte në pozitë të vështirë pasi sipas saj vendimi i saj ishte vendimtare për formimin e institucioneve.