Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 512 raste pozitive.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.