Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin. Bashkë me Osmanin, Konsett ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.
Diplomati amerikan e ka uruar presidenten Osmani, ndërsa edhe në këtë urim ka përmendur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleate të Kosovës.
“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente, dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhmen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.
Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidente me 71 vota, në rundin e tretë të votimit.
Congratulations to Vjosa Osmani on her election as President, and to those MPs who performed their duty as members of the Assembly. The U.S. remains committed to close partnership with the Republic of Kosovo to build a future of peace, justice, and prosperity for all citizens.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 4, 2021