×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa godet Kurtin e Osmanin e paralajmëron edhe Abidixhikun: Vendi po rrëshqet në një fazë të rrezikshme

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa thotë se veprimi i kryeministrit Albin Kurti, përkatësisht i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për të votuar ndryshimin për Ligjin e Zgjedhjeve ishte një veprim i paramenduar. Ai mes rreshtave ka një porosi edhe për kryetarin e tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke shtuar se vetëm një opozitë e vendosur e ndal brutalitetin politik të Kurtit.

    Mustafa, thotë se veprimet e Kurtit dhe VV-së gjatë së premtes mund t’i jepen epitetet e llojllojshme, si shantazhim i opozitës, kapje e shtetit por assesi veprim i një demokracie parlamentare në Evropë.

    Mustafa theksoi se për gjithë këto sjellje Kurti nuk është fajtor pasi që siç thotë atë dhe Vjosa Osmanin e kanë njohur të gjithë.

    “Duket se ishte dhe është një veprim i paramenduar i Kurtit, përkatësisht Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes. Këtij veprimi mund t’i jepen epitete të llojllojshme, shantazhim i opozitës, kapje e shtetit, arbitrarizëm etj, por asesi veprim i një demokracie parlamentare në Evropë. Albini nuk mund të jetë fajtor për këto sjellje, sepse të gjithë e kanë njohur, atë dhe Vjosën, kurse qytetaret këtu dhe në diasporë ua kanë dhënë fuqinë me votë që të bëjë çfarë të duan”, tha Mustafa, për KP.

    Iniciativa e Kurtit për të votuar ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet u pa edhe si shantazh për zgjedhjen e presidentes.

    Megjithëkëtë, Mustafa thotë se vendi po rrëshqet në një fazë të rrezikshme për shtetin dhe demokracinë.

    “Vendi po rrëshqet në një fazë të rrezikshme për shtetin, demokracinë dhe jetën parlamentare”, potencoi Mustafa.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi ditë më parë se kishte zgjedhur konstruktivitetin dhe për të qenë pjesë e zhvillimeve për stabilitet dhe jo obstruksionin duke mos marrë pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit.

    Pikërisht duke marrë shkas nga kjo fjali, Mustafa duket se paralajmëron edhe Abdixhikun duke shtuar se relacioni pozitë-opozitë nuk mund të zëvendësohet me asnjë diskurs dhe se vendosmëria e opozitës mund të ndal atë që ai e quan “brutalitet politik e shtetëror” të LVV.

    “Albini po thotë, ‘unë iu shkelë të gjithëve’; disa po i thonë ‘mos na shkel sepse ne jemi konstruktiv nuk bëjmë obstruksion!?’ Mendoj se relacioni pozitë-opozitë nuk mund të zëvendësohet dhe modifikohet me asnjë diskurs. Vetëm vendosmëria e opozitës e ndal një brutalitet të tillë politik e shtetëror”, tha Mustafa./Front Online/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka njoftuar se është takuar në një darkë pune me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar rritjen e shumës së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij. Në reagimin e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.