-->
×
  • Sport
  • Sport

    BE i KOK-ut mbajti mbledhjen e parë, kërkohet vaksinimi i ekipit olimpik të Kosovës

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit të ri, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024.

    Bordi i ri u zgjodh në Asamblenë e 8-të Zgjedhore të KOK-ut, të mbajtur më 25 mars 2021, përcjell FrontOnline.

    Presidenti Krasniqi duke iu uruar mirëseardhje nënpresidentëve dhe anëtarëve të BE, theksoi se bashkarisht do të punojnë për të mirën e sportit dhe për të avancuar Komitetin Olimpik të Kosovës, me synimin për ta bërë shembull në Rajon dhe më gjerë.

    Më poshtë mund të gjeni pikat e shqyrtuara të Rendit të Ditës:

    –        U miratua Ekstrakti i Procesverbalit nga mbledhja e 61-të e BE të KOK-ut, e fundit për ciklin olimpik 2017 – 2020.

    –        U raportua për aktivitetet mes dy mbledhjeve, si Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të KOK-ut, si dhe takimin e drejtuesve të rinj të KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi dhe nënpresidentëve, Gazmend Maxhuni e Eugen Saraçini me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

    –        U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

    –        Jeton Rudari, u zgjodh shef i misionit për LO Tokio 2020, ndërsa Kushtrim Krasniqi zyrtar i mediave (press attache). Rudari raportoi për procedurat e udhëtimit të Ekipit Olimpik të Kosovës, si dhe ndryshimet e fundit të bëra nga organizatori i LO Tokio 2020.

    –        U vendos të bisedohet sa më parë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për të vaksionuar ekipin olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.

    –        U vendos t’iu dërgohet federatave ekipore aplikacioni për të përfituar nga granti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Çdo katër vjet KON jep grantin “Team Support Grant” për kombëtaren më të suksesshme të sporteve ekipore.

    –        Me propozimin e presidentit Krasniqi, Besim Aliti u emërua këshilltar i presidentit. Aliti është menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA), ndërsa ka përvojë edhe në Universitetin e Zagrebit – menaxhimi sportiv, në Lojërat Evropiane BAKU 2015, FIBA Evropianin e basketbollit  2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, koordinator i Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe etj.

    –        KOK do të shënojë edhe këtë vit 6 prillin – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

    –        KOK do të shënojë 9 prillin – Ditën për Sport të Pastër

    –        U miratua kërkesa e karateistes Fortesa Orana për mbështetje shtesë të përgatitjeve jashtë vendit para garave ndërkombëtare të vlefshme për normën olimpike Tokio 2020./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Sport29 Korrik 2025
    Presidenti i MilanIT, Paolo Scaroni, ka folur për marrëveshjen e mundshme me Ardon Jasharin. “Nuk duam të ofrojmë shumë. Lojtari dëshiron të...
    Sport29 Korrik 2025
    Real Madrid po vazhdon procesin e largimeve të lojtarëve të rritur në akademinë Castilla, me më të fundit Mario Martin. 21-vjeçari është...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Nis ndërtimi i rrugës së re drejt bjeshkëve – investim që hap horizonte të reja për Junikun Në kuadër të përpjekjeve të...
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Lajme29 Korrik 2025
    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha institucionet dhe organizatat që morën pjesë në kërkimin për Rrahim Latifin, trupi i...
    Lajme29 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 29.07.2025 Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.