Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet sot, pas përfundimit të seancës së paraditës.
Front Online, merr vesh se Vetëvendosje ka grumbulluar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës ku do të votohet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe e shtetit.
Gjithçka që ka mbetur të definohet është ora se kur do të mbahet seanca sot./Front Online/