×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për tentim vrasjen në Kaçanik

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.T.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të KPRK-së.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 7 mars 2021, në Kaçanik, së bashku me të pandehurin L.T., me dashje kanë tentuar që t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit F.L., A.S., dhe K.Ç. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur një natë më parë, në mes vëllait të pandehurit F.L – S.L. dhe të pandehurit L.T., të njëjtit natën kritike me tu takuar me të pandehurit F.L., S.S. dhe K.Ç. fillojnë të shtien në drejtim të tyre me armë zjarri-pistoletë 9mm, me ç ‘rast nga të shtënat lëndime trupore pëson i dëmtuari K. Ç. në pjesën e pasme të shpinës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësit të të pandehurit që të caktohet masa e lajmërimit në stacionin policor, apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme për parandalimin e të pandehurit për të mos përsëritur kryerjen e veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.