×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këto komuna sot fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Sot do të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në Komunën e Gjakovës dhe Komunën e Gjilanit.

    Procesi i vaksinimit me vaksinën atiCOVID-19 AstraZenca do të filloj në orën 08:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare Çabrati. Kështu kanë njoftuar nga zyra për informim e Komunës së Gjakovës.

    Edhe nga Komuna e Gjilanit kanë njoftuar se sot personeli shëndetësorë i kësaj komune do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19. M këtë rast do të mbahet Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili do të mbahet në ora 10:00, te Qendra e Studentëve.

    Pas takimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili mbahet me fillim në ora 10:00, te Qendra e Studentëve. Pas takimit (10:10) kryetari Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e informimit të Komunës së Gjilanit.

    Vaksinat antiCOVID-19 arritën në Kosovë në mbrëmjen e 28 marsit, për të filluar menjëherë të nesërmen me përgatitjet për të vaksinuar personelin shëndetësorë. I pari që mori vaksinën antiCOVID-19 ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas Kurtit, pra të hënën u vaksinua edhe zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Isme Humolli, infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

    Ndërsa të martën, ka filluar procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    AstraZeneca, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh,ndërsa Kosova mbrëmë ka pranuar 24 mijë doza e para të kësaj vaksine. Këto doza janë siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

    Në bazë të planit të vaksinimit në fazën e pare do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

    Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

    Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

    Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19./FrontOnline/

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme sot që u thirr nga opozita për bisedën e shefes së GP të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është faji më i madh i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur, ndonjë qeveri për interesa...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Sport11 Tetor 2024
    Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.