×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulini shpërthen ndaj SHBA-së: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por s’mund të na detyroni ta njohim Kosovën

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i ka reaguar ashpër Departamentit Amerikan të Shtetit, që kritikoi Sebinë lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut. Ai tha se DASH-i po shpif lidhur me këtë çështje.

    Vulin i ka thënë SHBA-së se s’mund ta detyrojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Gazeta Express.

    “Ju jeni vend më i fuqishëm dhe më i madh, mund të na shpifni dhe shkatërroni, mund ta përmbysni Vuçiqin dhe t’i sillni disa të dobët që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës, ta njohin Kosovën, të largohen nga Republika Srpska, ju mund të na sillni pushtetin me forcë, por nuk mundeni të na detyroni ta zgjedhim. Ne nuk jemi forcë, por as nuk jemi hipokritë”, tha Vulin, raporton B92.

    Ministri serb tha se “Qeveria e SHBA-së mund të kritikojë, por duhet ta dijë që kritika vlen po aq sa gatishmëria për të zbatuar gjithçka në vetvete”.

    “Një vend ku Senati mbron veten edhe me koston e jetës së protestantëve nuk duhet të kërkojë nga policia serbe që të mos e mbrojë Kuvendin. Qeveria e një vendi ku konfliktet racore janë masive dhe krimet e rastit të urrejtjes janë të zakonshme nuk duhet të akuzojë lehtësisht Serbinë për krimet e urrejtjes”, tha Vulin, duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit.

    “Serbia është një vend i lirë dhe drejtohet nga një njeri i lirë”, theksoi Vulin.

    Së fundmi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

    Kësaj kërkese Vuçiqi iu përgjigj sot para gazetarëve.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është faji më i madh i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur, ndonjë qeveri për interesa...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Në Beograd, ka nisur takimi mes presidentëve të Serbisë dhe Turqisë, Aleksandar Vuçiq dhe Rexhep Tajip Erdogan. Pas pritjes ceremoniale para Pallatit...
    Lajme11 Tetor 2024
    Krerët e opozitës janë takuar sot ndaras me emisarin amerikan, Alexander Kasanof, i cili po qëndron në vizitën e parë zyrtare në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kalimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Drita Millakut nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala ka mbërritur në Kosovë disa ditë pasi babai i tij ndërroi jetë. Një fotografi e postuar nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Takim me emisarin amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Avbdixhiku ka ngritur si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.