×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Edhe gjatë gushtit vazhdoi rritja e deficitit tregtar të Kosovës

    FrontOnline
    24 Shtator 2019

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2019.

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 1.2% në muajin gusht 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 279.9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 276.5 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.2%.

    Eksporti i mallrave në muajin gusht 2019 kishte vlerën 31.9 milionë euro, ndërsa importi 311.8 milionë euro, që është një rritje prej 4.7% për eksport dhe një rritje prej 1.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.7% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.9% të eksporteve e përbëjnë prodhimet bimore; 7.9% të eksporteve e përbëjnë prodhimet minerale; 5.8% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.5% të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% të importeve e përbëjnë prodhimet minerale; 14.1% të importeve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3% të importeve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.2% të importeve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.6% të importeve e përbëjnë mjetet e transportit; 6.4% të importeve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.2% të importeve e përbëjnë prodhimet e industrisë kimike etj.Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 9.1 milionë Euro, ose rreth 28.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -13.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 7.7%, Britani e Madhe 3.6%, Holanda 3.4%, etj.

    Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 160.0 milionë Euro, ose 51.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania 12.0%, Greqia 7.0%, Italia 6.6%, Bullgaria 4.1%, Polonia 3.6%, Sllovenia 3.6%, etj.Në muajin gusht 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 13.8 milionë euro, ose 43.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -10.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria 18.5%, Maqedonia 9.9%, Serbia 8.5%, dhe Mali i Zi 4.5%.

    Ndërkaq, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin gusht 2019, arritën në 47.2 milionë Euro, ose 15.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej -47.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria 7.1%, Maqedonia 7.1%, dhe Serbia 0.1%.Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.9 milionë Euro, ose 28.1%.

    Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India 15.4% dhe Zvicra 8.2%.Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 104.5 milionë Euro, ose 33.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 10.5% dhe Kina 10.4%.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.