Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar pas ndeshjes së Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet për botërorin “Katari 2022”.
Hoxhaj në një postim në Facebook ka shkruar se për Spanjën dhe këdo që ka mbyllur sytë, ne jemi realiteti.
“Për Spanjën dhe këdo tjetër që ka mbyllur sytë. NE jemi realitet! Forca Dardanët tanë. KOSOVA ”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ndeshja e dytë e grupit B kualifikues Spanjë-Kosovë në Seville fillon sonte në orën 20:45.
https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3365889570179438