×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i DASH: Gazetarët në Kosovë kërcënohen të largohen nga puna nëse publikojnë shkrime kritikuese

    FrontOnline
    31 Mars 2021
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me gjetjet e Raportit të Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kosovën, në lidhje me kufizimet e padrejta në medie nga vetë pronarët e tyre dhe dhuna ose kërcënimet për dhunë në drejtim të gazetarëve, në raportin e publikuar për vitin 2020.
    Raporti evidenton se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, u kanë bërë presion gazetarëve dhe përfaqësuesve të medieve që të mos publikonin artikuj dhe storje të caktuara.
    “Disa gazetarë u përmbajtën nga raportimi kritik hulumtues për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit të Shtetit.
    Sipas raportit, mediet e pavarura në Kosovë ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime.
    Megjithatë, disa gazetarë janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medieve, i kanë penguar ata të publikonin ose transmetonin materiale që kritikonin qeverinë, partitë politike ose disa zyrtarë publikë.
    “Në disa raste, pronarët e medieve thuhet se kërcënuan të largonin nga puna gazetarët nëse publikonin shkrime kritikuese. Gazetarët, gjithashtu u ankuan se pronarët e medieve i kanë penguar të raportonin për korrupsionin e nivelit të lartë të qeverisë”, thuhet më tej në raport.
    AGK-ja vlerëson se gjetjet e këtij raporti duhet të jenë alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.