×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Takohen Kurti dhe Abbott flasin për sundimin e rendit dhe ligjit

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.

    Z. Abbott tha se në planin afatgjatë Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të rolit në QUINT, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë.

    Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për gjendjen me pandeminë, arritjen e vaksinave dhe domosdoshmërinë e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Duke e falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën dhe përkrahjen që shteti britanik ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti tha se ai është i përkushtuar që Qeveria që udhëheq të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar duke i ofruar kështu një partner serioz.

    Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott u pajtuan se investimet e përbashkëta të diasporës kosovare me investitorë seriozë britanikë, do t’i kontribuonin zhvillimit ekonomik të Kosovës.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri n ngriti pyetje se pse është fshehur një marrëveshje e partisë në pushtet me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesë të investimeve. Ai në “Pressing” të T7, ka...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u është përgjigjur deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash. Osmani shprehu mirënjohjen e saj...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Një gazetare ka vrapuar për t’u kujdesur për një qen që ishte shpëtuar në mesin e mbeturinave të shkaktuara nga uragani Milton...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.