×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi: Nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehemi në Kosovë

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Nesër me fillim prej orës 20:45 Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

    Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do të lejonte himnin e Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë.

    Për këtë ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

    Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
    Ademi në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova tha se kjo çështje është politizuar më shumë nga mediat.

    Kreu i FFK-së tha se ndeshja do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.

    Por, nëse himni i Kosovës nuk do të intonohet gjatë ndeshjes, Kombëtarja do ta lëshojë fushën dhe do të niset menjëherë për Kosovë.

    “Sigurisht që po dhe pa nevojë. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot, me himn me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s”.

    “Gjithsesi edhe me shtetin spanjoll e dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët. Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës, që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj historia e re e Kosovës, të krijuarit e Kosovës shtet. Është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana. Po ashtu edhe ushtarët spanjoll janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë”.

    “Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na kanë pritur jashtëzakonisht mirë, me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore”.

    “Ju ka ardhur keq për detajet, sepse ka qenë më shumë mediale sesa politike. Besoj që e keni vërtetuar këtë sepse është deklaruar edhe ministrja e Jashtme. Madje nga Federata na kanë kërkuar edhe falje. Nuk ka qenë e nevojshme për mua. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ju e dini që kanë qenë edhe dy zyrtarë të UEFA-s pas deklarimeve të mia se nuk do të luajmë pa himn dhe flamur. Dhe më kanë garantuar edhe nga Federata e Spanjes se gjithçka do të shkoj sipas protokollit. Dhe ja kjo po ndodh”.

    “Ne i përshendesim gazetarët dhe referat dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodh ajo sepse protokolli është në përpikmëri”.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport17 Shtator 2024
    Ekipi i Edon Zhegrovës, Lille, sonte do ta nis aventurën në garën më të fortë evropiane për klube, Champions League. Lille do...
    Sport17 Shtator 2024
    Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh, mirëpo Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të...
    Sport17 Shtator 2024
    Real Madridi e ka dominuar listën e çmimeve që i ndau mbrëmë UEFA për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve. Vinicius Junior,...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Enis Tamnik duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një grua ka njoftuar policinë e Kosovës se një person ka postuar në rrjetet sociale ka postuar një mbishkrim ngacmues. Rasti nga...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një rast i kanosjes është raportuar në Zveçan. Atje një zyrtar i Kuvendit Komunal ka raportuar se dikush i ka shkruar mesazh...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha sot se Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila u përurua mbrëmë,...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.