×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon të kthehet si ligjërues në UP, pavarësisht se Ligji ia ndalon të jetë deputet dhe profesor

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti mund të mos jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Insajderi merr vesh se ai ka kërkuar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, që të kthehet në pozitën e profesorit siç ka qenë para se të marrë drejtimin e ekzekutivit qershorin e vitit të kaluar. Ligji për Zyrtarët Publikë nuk ia lejon Hotit e asnjë zyrtari tjetër që të mbajë në të njëjtën kohë edhe pozitën e deputetit edhe atë të profesorit universitar.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë plane që të kthehet në pozitën e profesorit të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

    Insajderi merr vesh se një ditë pasi ka përfunduar mandatin si kryeministër, me 24 mars, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, që t’ia lejojë kthimin si profesor në Fakultetin Ekonomik.

    Pasi që ishte votuar si kryeministër i vendit në qershor të vitit të kaluar, Hoti kishte pezulluar pozitën e profesorit.

    Tash kur nuk ka arritur të bëhet kryeministër, por vetëm deputet – duke marrë 69 mijë e 648 vota, Hoti ka kërkuar të kthehet para studentëve, si ligjërues, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kërkesën zyrtare të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Hoti e ka drejtuar tek Rektori i Universitetit të Prishtinës, dhe tek Dekani i Fakultetit Ekonomik.

    “Pres me padurim t`i kthehem mësimdhënies dhe angazhimeve të tjera akademike. Pasi tani jemi në mes të semestrit veror, unë jam i gatshëm të bisedoj me dekanin tonë, prof. Fatos Ukaj, që të gjejmë mundësitë për akomodimin tim brenda orarit mësimor dhe orëve mësimore pa shkaktuar asnjë çrregullim në mbarëvajtjen e mësimit”.

    “Po e them këtë pasi që kolegët tjerë, që mbajnë lëndë mësimore ku unë kam qenë i zgjedhur, janë në mes të realizimit të syllabuseve mësimore dhe nuk dëshiroj të shkaktoj ndërhyrje që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e mësimit në ato lëndë. Mandej, për vitin e ardhshëm akademik besoj se arrijmë të bëjmë të gjitha planifikimet e duhura me kohë”, shkruan Hoti në kërkesën e tij.

    Ligji për Zyrtarët Publikë nuk ua lejon të njëjtëve të mbajnë edhe pozitën e deputetit edhe profesorit universitar. Ky ndryshim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2019.

    Pika 6 e Nenit 22 të këtij Ligji thotë se: Në rast të zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtari publik, i cili pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës se certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundimin e mandatit përkatës, në pozitën ekuivalente.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Avdullah Hotin për të kërkuar sqarime se si planifikon të kthehet profesor kur në të njëjtën kohë ai është edhe deputet i kuvendit, por i njëjti nuk ka kthyer ende përgjigje.

    Përgjigje rreth kësaj çështjeje nuk ka kthyer as Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se beson se në sistemin aktual zgjedhor të Kosovës duhet të ketë bashkëqeverisje, dhe për këtë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte  i ka vizituar qytetarët e Studençanit dhe Mushtishtit të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka përfshirë një atmosferë ku për Kosovën flitet si temë,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof....
    Sport10 Tetor 2024
    Kampionit të boksit, Haxhi Krasniqi, i është ndarë nga jeta babai. Ai ketë e ka bëre të ditur përmes një postimi. “U...
    Lajme10 Tetor 2024
    Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i cili është i akuzuar për huliganizëm në disa protesta të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij...
    Lajme10 Tetor 2024
    Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.