×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Posta bleu rreth 400 mijë euro telefona për klientët besnikë, dyshohet se të arrestuarit i morën për vete

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Katër të arrestuarit e sotëm me urdhër të Prokurorit të Shetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh, nën dyshimet për keqpërdorime në ndërmarrjen publike në Telekomin e Kosovës. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Financave Armend Osaj, ish-drejtorin e Marketingut Trim Musliu, vëllai i tij Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman.

    Trim Musliu dhe Denis Ceman njihen në publik edhe si këshilltarë të ish dy ministrave. Musliu këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë Selim Selimi dhe Ceman këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në dy lokacione në Prishtinë.

    Ndërkaq, burime të Gazetës Express, bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit dyshohet se kanë marrë për vete telefona në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh, të destinuar për t’ua shpërndarë klinetëve besnikë të Postës.

    “Posta i ka ble reth 400 mijë euro telefona për klientët besnikë të saj, nuk i kanë shpernda. Dyshohet se i kanë marrë për vete”.

    Pas intervistimit të arrestuarit për keqpërdorime në Telekom, me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

    Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës./Front Online/

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash. Osmani shprehu mirënjohjen e saj...
    Të tjera
    Sport10 Tetor 2024
    Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka thënë se Kombëtarja është e përgatitur për të marrë tri pikë në ndeshjen kundër Lituanisë. Kosova...
    Lajme10 Tetor 2024
    Çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit. Lidhur me këtë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova. Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. B.R,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon 25-vjetorin, duke përkujtuar rrugëtimin e saj historik dhe udhëheqjen e liderit, ish-kryeministrin historik, e ish- presidentin Hashim...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff, nuk ka dashur të deklarojë sot para gazetarëve për bisedimet me presidenten Vjosa Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.