×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Koalicioni AAK-PSD shpalos programin për zhvillim ekonomik

    FrontOnline
    24 Shtator 2019

    Krijimi i fondit zhvillimor është masa e parë që do të ndërmarrë koalicioni AAK-PSD gjatë qeverisjes së ardhshme në nivel qendror.

    Gjatë prezantimit të programit për zhvillimin ekonomik, kandidati i PSD-së për deputet Visar Ymeri, tha se ky fond do të ndihmojë bizneset dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

    “Në sektorin e ekonomisë ka nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të ndihmohet afarizmi i tyre dhe të krijohen vende të reja të punës. Ne kemi paraparë disa masa përmes të cilave ekonomia do ta ketë një zhvillim, një nga kryesoret është fondi zhvillimor. Do ta themelojmë menjëherë dhe do të jetë entitet i pavarur dhe nën mbikëqyrjen e Kuvendit. Fondi do të financohet nga paratë e buxhetit, paratë e mbetura nga fondi i privatizimit dhe një pjesë nga trusti”, tha ai.

    Ky fond, sipas Ymerit, do të ndihmojnë në katër sektorë, e para do të ketë parasysh punësimin, e dyta investimet në asetet si Trepçë, Telekom, energji. E treta ka të bëjë me investime dhe kreditimin e kompanive që eksportojnë.  E katërta është investimi në rritjen dhe hapjen e kompanive që janë të orientuara në teknologji dhe informacion.

    Muhamet Spahiu nga AAK, ka paraqitur disa nga prioritet e tjera sa i përket zhvillimit ekonomik.

    Ai tha se do të ndërmerren edhe disa masa të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, duke filluar nga politikat fiskale, ku do të ulen taksat me 4 për qind për kompanitë, lirimin nga çdo tatim për produktet e eksportuara.

    “Bizneseve do t’iu bëjmë lehtësira. Eliminimi i të gjitha kontrolleve fizike që bizneseve iu bëhen nga ATK. Rastet e dënimit të bizneseve do të krijohet një bord i ankesave që do të jetë me përbërje të jashtme”, tha ai.

    Ymeri pret që gjatë qeverisjes AAK-PSD të ketë rritje të buxheti deri në 3 miliardë euro.

    “Do të zgjerohet gama e produkteve që paguajnë me 8 për qind. Buxheti do të rritet deri në 3 miliardë”, tha ai.

    Në këtë konferencë u bë e ditur se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nuk ka marrë pjesë në debatin me të rinjtë që është mbajtur sot për shkak se gjendet për udhëtim zyrtar në ShBA.

    Ndryshe, Visar Ymeri bëri të ditur se koalicioni AAK-PSD do të kenë hapjen e fushatës zgjedhore në Suharekë, në ora 18.00.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.