×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Mehmeti: Sigurimet, 22 milionë euro dëme të paguara për 6 muaj

    FrontOnline
    24 Shtator 2019

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se rritja ekonomike vjetore prej 4 për qind që po shënon vendi nuk është treguar e mjaftueshme për ta zbutur papunësinë dhe për ta zvogëluar deficitin tregtar. Këto komente guvernatori Mehmeti i ka bërë në një intervistë për portalin “Front Online”, duke  shtuar se sipas parashikimeve të institucionit që e drejton norma reale e rritjes ekonomike të Kosovës do të vazhdoj të jetë e njejtë edhe në vitin 2020.

    Gjatë kësaj interviste për “Front Online” Mehmeti ka folur edhe për normat e interesit në kredi që aplikohen nga bankat komerciale në Kosovë, duke theksuar se normat e tilla janë pothuajse të njejta me vendet e rajonit, por ende mbeten më të larta në krahasim me vendet e BE-së.

    “Kjo gjë kuptohet pasi që ekonomitë e vendeve të BE-së janë më të avancuara se ekonomitë e rajonit tonë dhe kjo gjë natyrisht që reflektohet në norma më të ulëta të interesit.”, ka theksuar mes tjerash Mehmeti.

    Sa i përket industrisë kosovare të sigurimeve, ai ka thënë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti kjo e fundit ka paguar dëme në vlerë prej 22 milionë euro, apo 2.2 % më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

    Front Online: Si e vlerësoni e performancën e industrisë së sigurimeve në Kosovë?
    Mehmeti: Sektori i sigurimeve vazhdoi të rrisë aktivitetin sigurues, si dhe kompensimin e dëmeve për të siguruarit edhe gjatë vitit 2019. Gjithsej vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve në qershor 2019 ishte 47.3 milion euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 6.9%.
    Në të njëjtën kohë, për shkak të rritjes së rezervave teknike, përkatësisht rezervave për dëme, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sektori i sigurimeve ka afaruar me rezultat financiar negativ.
    Megjithatë, për shkak të ndryshimeve të kohëve të fundit legjislative, sa i përket tatimimit të sektorit të sigurimeve, dhe masave të vazhdueshme mbikëqyrëse që ka ndërmarr BQK-ja, vlerësojmë se deri në fund të vitit, sektori i sigurimeve do të rikuperoj rezultatin financiar dhe të vazhdoj me performancën pozitive të viteve të fundit.

    Sigurimet, 22 milionë euro dëme të paguara për 6 muaj

    Front Online: Viteve të fundit a ka rritje të pagesave të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve?

     Mehmeti: Vlera e dëmeve të paguara bruto, deri në qershor 2019 është në shumë prej 22 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 2.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa dëmet e ndodhura kanë shënuar rritje prej 20.4%. Rritja e dëmeve të paguara, përveç rritjes së numrit të policave të sigurimit, reflekton edhe sjelljen më të përgjegjshme të kompanive të sigurimit ndaj të siguruarve.

    Front Online: Si mund të bashkëpunoj industria kosovare e sigurimeve me shtetet e BE-së në këtë fushë dhe a ka interesim për bashkëpunim të ndërsjellë?

    Mehmeti: Sektori i sigurimeve ka bashkëpunim me shtete të ndryshme të BE-së dhe të regjionit kryesisht lidhur me aktivitetin risigurues. Të gjithë siguruesit janë të angazhuar në aktivitetin e risigurimit me sigurues të shteteve të BE-së dhe vendeve të tjera.

    Në këtë aspekt, sigurisht që ka hapësirë për rritje të bashkëpunimit për rritje të mëtejme të aktiviteteve siguruese dhe adoptimit të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të industrisë së sigurimeve në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.