×
  • Sport
  • Sport

    Ponte Prizreni mposht Sigal Prishtinën

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Ponte Prizreni ka shënuar sonte fitore si mysafir ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 101:105, në javën e 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja nisi e baraspeshuar deri te rezultati 19:18, kur mysafirët me një seri të suksesshme përmbyllën çerekun e parë në të mirë të tyre 26:36. Vendasit e nisin më mirë periudhën e dytë, duke afruar shifrat në 40:41, megjithatë, prizrenasit sërish shkëputen në tetë pikë, 40:48, por prishtinasit kundërpërgjigjen sërish për 50:51, ndërsa pjesa e parë përfundon 52:56.

    Bardh-e-kaltrit vazhduan me lojë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar shifrat e duke kaluar në epërsi në 77:66. Në minutën e fundit, Ponte ngushton shifrat në 81:76, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash në semafor.

    Dhjetë minutat e fundit ishin interesante dhe dramatike. Pranë rezultatit 98:95, vetëm një minutë nga fundi, mysafirët hyn në një seri të suksesshme dhe ishin më të përqendruar në fund, duke fituar 101:105.

    Te vendasit u dallua Nigel Johnson me 28 pikë e 9 asistime, ndërsa te mysafirët Landon Taliaferro me 28 pikë.

    Ponte Prizreni është në vendin e parë me 44 pikë, kurse Sigal Prishtina ka 35 pikë, aq sa Vëllaznimi, duke qenë dy skuadrat e fundit në renditje.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Sport14 Shtator 2024
    Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill  Clinton” në Ferizaj, para një...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Sport14 Shtator 2024
    Manchester City ka marrë një fitore të vështirë 2-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e Javës së katërt të Premier League, të zhvilluar në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nxënësit janë duke e mirëpritur qëndrimin gjithëditor në shkollë. Ata thonë se aktivitetet gjatë gjithë ditës janë të ndryshme, edhe pse në...
    Vip14 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Flakën vet ja dhe”. Ky projekt i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.