×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban ceremonisë për ndarjen e çmimit ”Qytetar Nderi” për kryetarin e shoqatës atdhetare ”Vëllezërit Frashri” Tomor Kotorri. (Salla e kuvendit në Rahovec, ora 09:30)

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vendos kurora te Lapidari i Martirëve në Suharekë. (Afër objektit të Komunës, ora 09:30)

    Hapet Lokali Muze, në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha. Merr pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Suharekë, ora 09:40)

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve. (Suharekë, ora 10:00)

    Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë, Prizren, ora 10:00)

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencën për medie “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

    Në 22-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha nga forcat serbe bëhen homazhe te Kompleksi Memorial. (Suharekë, ora 10:00)

    Mbahet takimi i 197-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK, ora 10:00)

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. (Kompleksi Memorial – Krushë e Madhe, ora 11:00)

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. (Rahovec, ora 11:00)

    Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës organizon debat me temën “Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”. ( Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 11:00)

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzon gazetarit Marin Mema, çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Gjilan, ora 11:00)

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëjnë homazhe te Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. (Krushë të Vogël, Rahovec, ora 11:30)

    Kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, protestojnë pas vendimit të Senatit për përsëritjen e provimit pranues. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 12:00)

    Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen për të shënuar 40-vjetorin e “Pranverës shqiptare ’81”, LSHK-ja dhe Këshilli organizues, mbajnë akademi letrare. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00).

    Kombëtarja e Kosovës do ta mbajë stërvitjen e radhës në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali. Stërvitja është e hapur për media 30 minuta. (Ora 12:00)

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha. (Kompleksi Memorial, Suharekë, ora 12:30)

    Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në promovimin e librit “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019 nga autorët Qazim Thaçi dhe Hasan Morina. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me përkrahje nga USAID-i, organizojnë debatin e radhës me temën “Burrat, pushteti dhe politika”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 14:00)

    Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ekspozitën për masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë luftës 1998 dhe 1999 në regjionin e Prizrenit nga Hasan Morina. (Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:30)

    Kolegji UBT dhe Instituti i Kosovës për Sport (KSI) organizojnë konferencën virtuale ndërkombëtare me titull “Futbolli dhe ndikimi i tij në promovimin e shtetësisë së Kosovës”. (Zoom, ora 17:00)

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.